Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari në Hajvali, policia e zë në bastore

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

I dyshuari është hasur në lokalin e tij duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme “bastore sportive”.

Policia e Kosovës ka konfiskuar si provë materiale shtatë  monitorë të ndryshëm, DVR kamerë, shtatë shtëpiza kompjuteri, një printer si dhe para të gatshme  121.5 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.