Ilustrim
Arrestohet i dyshuari në Gjilan, u martua me një 16-vjeçare
20.9.2024 - 10:41
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “bashkëjetesa me persona në moshën 16 vjeç”.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, teksa arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, më 19.09.2024 në 10:00h.
Policia e Kosovës tha se viktima 16-vjeçare ishte martuar me dëshirë me të dyshuarin.
Ky i fundit, sipas raportit policor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.