Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë për organizmi të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka kryer gjatë ditës së djeshme një bastisje Brenda një lokali i cili dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Si rezultat i bastisjes policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar prova materiale, si dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

Bastisja sipas njoftimit ka ndodhur dje rreth orës 14L00.

Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes, në lokalin e të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 12 televizor, një llap top, dy aparate Apex, dhe gjashtë pajisje të tjera elektronike, të cilat i janë dorëzuar doganës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje.