Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari, mbante kallashnikovë në veturë

Një person është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Viti.

Kjo pasi që i njëjti sipas raportit policor në veturën e tij mbante një kallashnikovë.

Policia ka sqaruar se i dyshuari ishte ndaluar në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollimit të veturës së të njëjtit është gjetur arma gjysmëautomatike me dy karikator dhe 60 fishekë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.