Arrestohet i dyshuari i cili tentoi të kultivoj bimë narkotike

Policia e Shtetit ka arrestuar një preson të dyshuar për tentim të kultivimit të bimëve nartkotikë në Shkodër.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, është organizuar puna për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi K. T., 19 vjeçar, banues në fshatin Baks, Velipojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në drejtim të Velipojës, me automjetin tip “ISUZU”, ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi farash të bimës cannabis sativa.

“Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.