Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari i cili mashtronte qytetarët duke u prezantuar si shef i policisë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar i cili mashtronte qytetarët duke u prezantuar si shef i policisë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacioneve që kishin pranuar se një person po prezantohej si shef i policisë dhe me anë të presionit i´u merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeçar, nga fshati Mbrakull në Poliçan.

`Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën`, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia ka bërë të ditur se materialet rreth këtij rasti i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.