Arrestohet i dyshuari i cili hyri në sistemin kompjuteri për të keqpërdorur platformat online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar nën dyshimet se i njëjti ka hyrë në sistemin kompujterik.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, në Policinë e Kosovës, pas marrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar një person për veprën penale “Hyrje në Sistemet Kompjuterike” pasi qe i njëjti përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur rrjetin ka ndërhyrë në platformat e ndryshme online”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një llaptop dhe një telefon mobil.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.