Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari i 7-të për falsifikim diplomash

Edhe një person tjetër është arrestuar në lidhje me dyshimet për falsifikim të diplomave të shkollave të mesme dhe të shkollave profesionale.

KALLXO.com merr vesh se i dyshuari është arrestuar në Mitrovicë.

Me të shkon në 7 numri i të arrestuarve pas një aksioni të Policisë dhe Prokurorisë së Prizrenit të ndërmarrë kundër një grupi falsifikatorësh.

Operacioni ishte zhvilluar në disa qytete të Kosovës muajin e kaluar.

Prokurori I Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, e ka konfirmuar për KALLXO.com arrestimin e të dyshuarit të 7-të.

“Sot kemi arrestuar personin e shtatë pas 6 të dyshuarve që janë arrestuar kohë më parë”, tha Kryeziu për KALLXO.com.

Muajin e kaluar, Prokuroria e Prizrenit kishte nisur një aksion në disa qytete të Kosovës kundër një grupi të dyshuar për falsifikim të diplomave të shkollave të mesme dhe të shkollave profesionale.

Operacioni ishte udhëhequr nga prokurori Petrit Kryeziu.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar pamje ekskluzive të arrestimit të personave që dyshohen se merreshin me shitjen e diplomave.

www. Kallxo.com