Ilustrim

Arrestohet i dehuri në Leposaviq pasi goditi dy të mitura me veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Leposaviq.

Si pasojë e aksidentit, dy të mitura kanë pësuar lëndime si pasojë e goditjes me veturë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast a arrestuar një person të dyshuar i cili nën ndikimin e alkoolit duke drejtuar veturën ka goditur të miturat.

Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, të cilat më pas janë liruar për në shtëpi.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje.