Arrestohet Hysni Gucati

Kryetari i OVL- UÇK Hysni Gucati është arrestuar sot  nga njësia speciale të EULEX-it.

Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i organizatës.

Sipas Gashit, ai pritet të transferohet në Hagë.

Sot EULEX ka nisur bastisje në zyrat e OVL-UÇK. Kjo bastisje vie pasi organizata kishte bërë të ditur se kanë pranuar disa dosje të Gjykatës Speciale.