Foto: Ilustrim

Arrestohet grupi i të dyshuarve për disa vjedhje në Klinë

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga policia në Klinë nën dyshimin për përfshirje në disa vjedhje të rënda.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 04:40 në mëngjes gjatë patrullimeve, ka hasur në tre persona të dyshuar, të cilët kur kanë vërejtur tre persona të dyshuar, të cilët kur kanë vërejtur patrullat e policisë, kanë ikur dhe pas 10 minutave, hetuesit policor kanë arritur që t’i arrestojnë.

Të dyshuarit, P.D.,28 vjeçar, S.Ll., 20 vjeçar dhe P.P., 34 vjeçar, dyshohen për disa vjedhje të rënda në zonën e Klinës.

Të dyshuarit, pas intervisitmit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.