
Arrestohet gruaja nga Vlora e cila tentoi t`i çojë drogë djalit të saj të burgosur
17.4.2020 - 17:21
Një grua në Vlorë është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi që e njëjta ka tentuar që të fusë drogë brënda qendrës së paraburgimit, në të cilën ndodhej djali i saj.
Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, e dyshuara S.S, është arrestuar gjatë ditës së djeshme kur kishte shkuar për t´i dërguar ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Policia ka bërë të ditur se pas kontrollit të bërë , në mes të ushqimeve është gjetur një sasi e drogës.
Për këtë rast është arrestuar e dyshuara 62 vjeçare, për veprën penale prodhim dhe shitje e drogës dhe mbajtjen e gjërave të ndalara.
Të dhënat në lidhje me këtë rast sipas Policisë së Shtetit i kanë kaluar Porkurorisë për veprime të mëtejme.