Ilustrim

Arrestohet gjilanasi që shkoi në shkollë me boks hekuri

Një nxënës i një shkolle në Gjilan është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme për armëmbajtje pa leje.

I dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollit të policisë, gjatë procesit mësimor, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është liruar në procedurë të rregullt.