Arrestohet gjilanasi që rrahu nënën dhe motrën tij

Një person është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme në Gjilan për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intevistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.