Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Foto; Policia e Shtetit, Facebook

Arrestohet gjilanasi në kufi me Shqipërinë, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarit I.J. nga Gjilani në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë i arrestuari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë”, thuhet në njoftim e Policisë së Shqipërisë.