Forcat RENEA - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Arrestohet gjilanasi në Korçë, i dënuar për mashtrim

L.S., 31 vjeçar  nga Gjilani është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi që ishte në kërkim nga policia e katër qyteteve, nën dyshimet për mashtrim me para.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur e 31 vjeçari nga Gjilani ishte në kërkim nga polici në Vlorë, Fier, Tiranë e Elbasan për mashtrim.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar në kuadër të operacionit të policisë të koduar “Koordinimi”.

I dyshuari sipas policisë, është dënuar nga Gjykata në Vlorë me dy vjet burg, pasi u ka marrë dy personave mbi 10 mijë euro.

Gjykata në Elbasan i kishte caktuar arrest në burg po ashtu për mashtrim.

Po ashtu ndaj të dyshuarit kishte arrest me burg edhe nga Gjykata në Tiranë pasi që në disa raste kishte përfituar me anë të mashtrimit duke shitur mjete të marra e qira

Ndërsa Policia në Fier në bashkëpunim me Prokurorin po zhvillon hetimet nsaj të njëjtit, nën dyshimin me përmes mashtrimit ka përfituar 850 mijë lekë.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur gjilanasi L. S., në momentin kur policia i ka kërkuar të ndaloj nuk i është bindur urdhërave të policisë dhe ka tentuar të largohet me automjet por I njëjti është zënë nga policia dhe është arrestuar.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, i’u gjet një kartë identiteti shqiptare e dyshuar si e falsifikuar, si dhe në mjet iu gjet 1 thikë dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton Policia e Shtietit.