Foto: Ilustrim

Arrestohet gjilanasi, dyshohet se kanosi nënën e tij

Policia në rajonin e Gjilani ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 11:30, pasi që i njëjti ka fyer, shqetësuar, dhe kanosur nënë e tij.

Sipas policisë, i njëjti gjatë ditës ka përdorur fjalë kërcënuese edhe ndaj babait të tij, duke ndjellë ndjenjën e frikës, dhe pasigurisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.