Foto: Ilustrim

Arrestohet gjakovari për kërcënim ndaj gruas së tij në vendin e saj të punës

Një rast i dhunës në familje është raportuar nga policia në rajonin e Gjakovës

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka shqetësuar gruan e tij në vendin e punës, duke i bërë presion që të kthehet në shtëpi për të vazhdar jetën me të.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka kërcënuar gruan e tij se nëse nuk kthehet për të jetuar me të do të ketë pasojë.

Viktima është ndjerë e frikësuar dhe ka kërkuar përsëri urdhër mbrojtje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga ana e policisë.