Foto: Ilustrim

Arrestohet gjakovari nën dyshimin për dhunim

Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme në Gjakovë në lidhje me një rast të dhunimit.

Policia ka bërë të ditur se viktima e këtij rasti ishte raportuar edhe si person i zhdukur, por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.