Ilustrim

Arrestohet gjakovari, i kërkoi një personi para për parking publik

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person nga Gjakova, pasi ai i kishte kërkuar para një personi tjetër për ta parkuar veturën në një hapësirë publike.

Policia ka shtuar se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në ora 16:15.

Policia rastin e ka cilësuar si mashtrim.