Arrestohet gjakovari, e fshihte kokainën në oborrin e tij

Policia e Kosovës pas hetimeve disa mujore ka arritur që të identifikoj dhe kuptoj se një person i dyshuar në Gjakovë, në vende të ndryshme të oborrit të tij është duke fshehur substancë të dyshuar narkotike.

Sipas të dhënave policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më parë (me datën 3 mars 2022) nga Policia e Kosovës.

Substanca e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm.

Përderisa gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar:

Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër  doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.

Një  automjet i tipit Ford me targa vendore, një telefon dhe para kesh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.