Arrestohet gjakovari, dyshohet se e detyroi një person t’i jap para në baza ditore

Një person në Gjakovë është arrestuar dje si i dyshuar për detyrim.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke thënë se ai kishte kërkuar nga person tjetër, t’i jap para në baza ditore për mosrespektim të një marrëveshjeje.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur në ora 18:00.