Personi iArrestuar Ilustrim

Arrestohet eprori i Policisë, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati i Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një pjesëtar të forcave të rendit nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje.

“Arrestimi i zyrtarit policor është realizuar sot (05.08.2019) në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  një të dyshuar  (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe dhunë në familje”, thuhet në komunikatën për media të IPK-së.

“Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore kurse të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në fund të njoftimit.