Arrestohet edhe ish-shoferi i drejtorit të Sekretariatit të KPK-së

Dy ditë pas arrestimit të drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe asistentes së tij Marigona Berisha, hetimet lidhur me këtë rast janë zgjeruar edhe më tej.

KALLXO.com mëson se gjatë ditës së djeshme në kuadër të këtij operacioni,  në pranga ka përfunduar edhe shoferi i Krasniqit i cili është arrestuar nën dyshimin për dhënie të ndihmës kryerësve të veprës penale.

Drejtori i Sekretariatit të KPK-së Lavdim Krasniqi dhe asistentja e tij Marigona Berisha u arretuan më 1 mars ndërsa ndaj tyre u caktuan edhe masat e sigurisë. Ndaj Krasniqit u caktua masa e paraburgimit ndërsa masa e arrestit shtëpiak u caktua ndaj Marigona Berishës.

Krasniqi po dyshohet për keqpërdorim i detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale ndërsa Marigona Berisha për mos lajmërim të veprës penale.

Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për suspendimin e Krasniqit dhe Berishës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.

Paraburgim për drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi