Arrestohet edhe polici i dytë nga Shtimja

KALLXO.com ka marrë vesh se para pak çastesh është arrestuar edhe polici i dytë nga Shtimja i cili po dyshohet për marrje ryshfeti.

Sipas burimeve të KALLXO.com dyshimet janë se zyrtari policor ka kërkuar një shumë parash nga një qytetar, i cili i kishte kërkuar zyrtarit policor të ja fshinte një dënim.

Masat e fshehta të Inspektoriatit Policor të Kosovës, gjatë ditës së sotme e vunë në pranga edhe një zyrtar tjetër policor të dyshuar për marrje ryshfeti.

IPK njoftoi se  kishte pranuar dy ditë më herët një informacion lidhur me aktivitetin e dyshimtë për zyrtarin policor të Stacionit Policor në Shtime.

Hetuesit e IPK-së kanë siguruar edhe urdhëresën nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për realizimin e masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Të arrestuarit të parë me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas IPK-së, zyrtari policor dyshohet për mos ekzekutimin e urdhëresave të ndryshme të organeve të drejtësisë duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Shtime, polici arrestohet për marrje ryshfeti