Arrestohet edhe personi i gjashtë për sulmin me thikë në Prishtinë

Policia e Kosoëvs ka bërë të ditur se e ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulmin me thikë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

“Lidhur me rastin, më 16.08.2019 është arrestuar edhe një i dyshuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Mbrëmjen e 15 gushtit, një person kishte mbetur i lënduar rëndë dhe një tjetër ishte lënduar, pas një sulmi me thikë rreth orës 22:00 në kryeqytet.

Lidhur me këtë rast, Policia një ditë më pas ka bërë ditur se i kishte arrestuar pesë të dyshuar, si dhe dy gjendeshin në arrati.

Pesë të arrestuar dhe dy të arratisur për sulmin me thikë në Prishtinë