Më 24 qershor, një aksion ad hoc i Policisë së Kosovës që kishte për qëllim nxënësit e shkollave të mesme, kishte konfiskuar një arsenal armësh: pistoleta, pushkë, thika dhe drogë pranë shkollave në Ferizaj. Foto: Policia e Kosovës.

Arrestohet e më pas lirohet në procedurë të rregullt shitësi ambulant i thikave

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Pejë dhe i kanë sekuestruar 41 thika të llojeve të ndryshme, shufër metalike dhe 6 boksa të hekurit.

Sipas policisë i dyshuari ishte duke i shitur këto mjete si shitës ambulant në treg.

“Një mashkull kosovar është arrestuar pasi nga i njëjti janë sekuestruar 41 thika të llojeve të ndryshme, shufër metalike dhe 6 boksa të hekurit që i dyshuari ishte duke i shitur si shitës ambulant në treg”- thuhet në raportin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.