Arrestohet e më pas lirohet gruaja që dyshohet se e rrahu burrin e saj
15.11.2022 - 10:09
Është arrestuar një grua, e dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:55 në Fushë-Kosovë.
Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje.