Foto: Ilustrim

Arrestohet e dyshuara, sulmoi nënën në gjendje të dehur

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua e cila dyshohet se në gjendje të dehur e kishte sulmuar nënën e saj.

E dyshuara pas alkool-testit ka rezultuar 1.09 promila.

Sipas Policislë, e njëjta ka sulmuar edhe zyrtarët policorë në stacion.

Rasti ka ndodhur dje, herët në mëngjes.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.