Arrestohet e dyshuara për trafikim me njerëz

Është arrestuar një grua pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të trafikimit me njerëz. Siç njofton  Policia e Kosovës, gruaja nga Leposaviqi dyshohet se ka kryer konsumuar vepër dhe ka shfrytëzuar viktimën minorene 13-vjeçare, duke e mbajtur në kafeterinë e saj dhe duke e përdorur për punë të detyruar gjatë muajve qershor-korrik 2021.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.