Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Arrestohet e dyshuara në Gjakovë, e cila sulmoi djalin e motrës

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit – nga të cilat: në dy prej tyre, viktima janë gra.

Një burrë në Prishtinë u arrestua, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar ‘në mbajtje’.

Në kryeqytet, po ashtu, një grua njoftoi Policinë, se: ‘në mënyrë sistematike ka pasur dhunë psikike nga Bashkëshorti’.

Policia, në Raport, bën të ditur, se: ‘I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje’.

Përderisa në Gjakovë, Policia arrestoi një grua nën dyshimin, se: ‘kishte sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj (i mitur)’.

Policia potencon, se: ‘E dyshuara pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje‘.