Ilustrim

Arrestohet e dërgohet në ndalim polici që plagosi dy qytetarë në Dragash

Një zyrtar policor po dyshohet se ka plagosur dy persona me armë zyrtare. I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor,

Bashkë me të siç mësoi KALLXO.com kishte qenë edhe një person tjetër i cili u shoqërua dhe u intervistua nga organet e rendit.

Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes në Dragash ndërsa siç mëson KALLXO.com i njëjti është zyrtar policor patrullues dhe kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

KALLXO.com ka mësuar se polici i dyshuar është ndaluar nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe po qëndron në nënstacionin policor në Dragash ndërsa me vendim të prokurorit i njëjt është dërguar në ndalim për 48 orë.

Tutje sipas burimeve brenda policisë, polici nga stacioni policor i Prizrenit kishte pasur mosmarrëveshje me dy personat e tjerë për çështje materiale.

Siç raportoi KALLXO.com, polici është suspenduar menjëherë pas ngjarjes.

Polici i Kosovës plagos me armë zyrtare dy persona