Foto: Ilustrim

Arrestohet e dërgohet në burg, i arratisuri që kishte kryer disa vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arretuar sot një person të kërkuar nga Gjykata në Prizren.

“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej në bazë të urdhëresës me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dënuari kërkohej për veprën penale: “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve’ si dhe veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.

“Me vendim të gjykatës, i dyshuari dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohëzgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhet në njoftimin e Policisë.