Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës Lorenc Marleku

Gjatë aksionit të sotëm është arrestuar Lorenc Marleku, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës, mëson KALLXO.com.

Prokuroria e Pejës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në tri komuna, në Pejë, Istog dhe Klinë.

Ekipi i KALLXO.com siguroi disa fotografi nga objekti i Komunës së Istogut ku po zhvillohet bastisja.

Ky aksion siç ka njoftuar Prokuroria ka të bëjë me gjetjen e provave për dyshimet rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se ka të bëjë me ndërtime pa leje.

Në këtë aksion njoftohet janë të angazhuar pesë prokurorë dhe vet kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Bastisja në Komunën e Istogut, shoqërohen në polici disa persona