Foto: Ilustrim

Arrestohet Don Xhoni, iu gjet një revole

Rep artisti kosovar, Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se tek i dyshuari është sekuestruar një revole.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë,  pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, ka thënë ai.