Ilustrim

Arrestohet doganieri, dyshohet se i mori 50 euro ryshfet

Një zyrtar doganor në Pikën Kufitare Kulla, është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se zyrtari dyshohet se kishte marrë ryshfet prej 50 eurove nga person tjetër duke i mundësuar këtij të fundit të kalonte kufirin pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa gjësendeve të cilat po i transportonte.

Në lidhje me këtë rast, gjykata kompetente ka lëshuar edhe urdhër bastisje në zyrën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të po të njëjtës zyrë, janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro në një dyshek.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.