Arrestohet djali i pronarit të një prej kazinove në Karaçevë

Djali i njërit nga të kërkuarit në rastin e Karaçevës është arrestuar gjatë ditës se sotme nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të kërkuarit me inicialet F.K.,  janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, një peshore për matjen e narkotikëve, një revole, një karikator, 47 fishekë si dhe tiketa të lojërave te fatit.

Djali i tashmë të kërkuarit F.K., është arrestuar pas zhvillimit të bastisjeve.

Fillimisht V.K., ishte intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për gjësendet e konfiskuara në shtëpinë e babait të tij ndërsa më pas është verifikuar se i njëjti po zhvillonte lojëra online në telefonin e tij.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një pronar i një kazinoje që është rrënuar në Karaçevë, A.Th.

I njëjti nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të Policisë për paraqitje në stacion policor.

Gjatë ditës së sotme janë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit, si vazhdimësi e rastit Karaçeva.

Nga tre persona sa kanë qenë në kërkim vetëm njëri është arrestuar pra A.Th.

Dy të tjerët janë ende në kërkim.