Ilustrim

Arrestohet djali, dyshohet se rrahu nënën e motrën

Një person është arrestuarit nga policia nën dyshimin për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari më 13.09.2024 rreth orës 10:40 në Klinë, ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij.

Nëna dhe motra e të dyshuarit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin policia ka njoftuar tutje edhe se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në ndalim.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.