Foto: Ilustrim

Arrestohet dhe pastaj lirohet i dyshuari për ngacmimin e një vajze të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj i cili dyshohet se ka ngacmuar një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet se ka këmbyer disa mesazhe ngacmuese me një vajzë të mitur.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorin. Mirëpo, ky i fundit ka vendosur që ta liroj të dyshuarin, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00.