Ilustrim - Arrestim, Foto: KALLXOcom

Arrestohet dhe dërgohet në paraburgim i dyshuari që shkeli masën e arrestit shtëpiak

Një person është arrestuar dy ditë më parë në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

I njëjti është dërguar në paraburgim menjëherë pasi kishte thyer një masë tjetër të sigurisë që i ishte caktuar.

I dyshuari sipas raportit ditor të policisë kishte qenë në arrest shtëpiak për një vepër penale.

Ai ishte arrestuar rreth orës 16 në Fushë Kosovë pasi kishte thyer këtë masë.

Menjëherë gjyqtari i procedurës paraprake që i kishte vendosur masën, e ka ndërruar atë duke e dërguar të dyshuarin në paraburgim.