Ilustrim

Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje pasi kanosi babain e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka kanosur babain e tij.

Deri tek kanosja sipas Policisë ka ardhë pas një mosmarrëveshje mes të atit dhe të birit.

Rasti ka ndodhur të dielën më 27 nëntor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.