ILUSTRIM

Arrestohet dhe dërgohet në Dubravë personi i dënuar për falsikim parash

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar një personin që ka qenë në kërkim që një kohë të gajtë për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Pas arrestimit të I. S. , me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë është kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në vuajtje të dënimit prej 15 muajve në Burgun e Dubravës.

Personi i arrestuar ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale ’Falsifikim i parasë‘ nga neni 302, i K.P.R.K-se.

“I njëjti sot menjëherë dërgohet nga Policia për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë së Pejës.