Arrestohet burri që u filmua duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij

Personi që shihej në video duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij në Prizren, është arrestuar.

Kallxo.com merr vesh se pas intervistimit të tij, me vendim të Prokurorisë, i njëjti është arrestuar.

Siç mëson KALLXO.com vajza e mitur e cila ishte viktimë e dhunës ka edhe probleme shëndetësore.

Pas raportimit të KALLXO, identifikohet burri që u filmua duke ushtruar dhunë ndaj një vajze

Një video e publikuar nga KALLXO.com, ku shihej një burrë derisa ushtronte dhunë fizike ndaj një vajze në qytetin e Prizrenit, bëri që Policia të filloj me hetime.

KALLXO.com raportoi pak më parë se Policia e kishte identifikuar personin e

Për ketë rast dje ka raportuar KALLXO.com. Në pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com shihet se si një burrë e rrah një vajzë në rrugë si dhe në oborrin e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në Prizren, në lagjen “Bajram Curri”, rruga “Rezistenca e Vërrinit”.

Në pamje shihet se si burri e godet disa herë një vajzë.

Rasti ndodh në prezencë të disa personave që gjenden në rrugë si dhe të fëmijëve që gjenden pranë shtëpisë.