Ilustrim

Arrestohet burri pasi ushtroi dhunë psikike ndaj gruas që të largohej nga shtëpia

Një burrë është arrestuar dy natë më parë në Pejë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Në raportin ditor të policisë, përmendet edhe se burri i kishte kërkuar gruas së tij që të largohej nga shtëpia.

Uniformat blu kishin arrestuar të dyshuarin dhe e kishin dërguar në stacion policor. Aty më pas është njoftuar edhe prokurori kujdestar për ngjarjen që kishte ndodhur.

Prokurori ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si dhunë në familje.