
Arkiv
Arrestohet burri pasi nuk respektoi urdhrin e gjykatës dhe kërcënoi ish- bashkëshorten e tij
03.12.2022 - 09:08
Një burrë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi nuk respektoi urdhrin e gjykatës për të mos iu afruar dhe ta shqetësoj ish- bashkëshorten e tij.
I dyshuari sipas policisë përmes rrjeteve sociale kishte kërcënuar në vazhdimësi ish- bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Skenderaj.
Gjithashtu policia ka njoftuar se i njëjti pas arrestimit është intervistuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.