Ilustrim.

Arrestohet burri nga Suhareka, dyshohet se tentoi ta dhunonte seksualisht të miturin

Një burrë nga Suhareka është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur.

Policia e Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 24 korrik të këtij viti, rreth orës 03:00.

“Është arrestuar i dyshuari i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur”, ka thënë Policia.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tutje është thënë se rasti i iniciuar si “Dhunim i mbetur në tentativë” është nën hetime.