Arrestohet burri nga Peja, ngacmoi tre persona për arsye të një borxhi

Është arrestuar një burrë nga Peja pasi për arsye të një borxhi të pa kthyer, kishte kanosur dhe ngacmuar në vazhdimësi tre persona.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga ana e policisë, rasti po trajtohet si ‘Kanosje’.