Ilustrim.

Arrestohet burri nga Mitrovica, dyshohet se dhunoi një të mitur

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se më datën 29 maj kishte dhunuar një të mitur në një motel në Mitrovicë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet në raportin policor.