Qyteti i Malisheves. ARKIV

Arrestohet burri në Malishevë pasi ushtronte dhunë psikike ndaj gruas

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi gruaja e tij kishte raportuar se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.