
Ilustrim Screenshot: Policia e Shtetit/Facebook
Arrestohet burri, kërcënoi me thikë bashkëshortjen dhe djalin e mitur
Një burrë 57 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit nën dyshimin për kërcënim. I dyshuari sipas policisë, ka kërcënuar me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur.
Në këtë ngjarje Policia e Shtetit ka thënë se kanë ndërhyrë me kohë dhe kishin parandaluar burrin që të kryente ndonjë veprim tjetër.
Siç ka njoftuar edhe Policia e Shtetit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kishin marrë një informacion se në fshatin Podgorije, një burrë po kërcënonte me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç.
Menjëherë pas kësaj informate njësitet policore kishin reaguar dhe kishin arritur ta arrestonin të dyshuarin dhe të njëjtin ta vëjnë përpara përgjegjësisë penale.
Rasti është iniciuar për dhunë në familje dhe prodhim apo mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Tutje në njoftimin e policisë thuhet edhe se deri te kërcënimi ka ardhur një konflikt për motive të dobëta.
Gruaja dhe djali i mitur pas arrestimit të burrit, janë pajisur edhe me urdhër mbrojtje.
Thika që u përdor në rast është sekuestruar ndërsa materialet policore janë dërguar edhe në prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.